-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drama e vajzës në Vlorë, Balla e takon në spital: Mund të ishte motra juaj

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ishte në spitalin e Vlorës ku takoi vajzën e cila u drogua dhe që dyshohet se më pas u përdhunua nga tre djemtë që e çuan nga lokali në hotel dhe më pas e lanë në derën e godinës duke u larguar.

Ministri u shpreh se e takoi për t’i ofruar mbështetje vajzës dhe familjes së saj. Më tej Balla tha se vajza kishte ardhur nga një zonë rurale në Vlorë për të punuar dhe mbështetur familjen e saj.

“Nuk është e vërtetë që policia ka vepruar me vonesë. Emrat e fajtorëve i cakton prokuroria, lëreni të bëjë punën e vet. Të bëhemi të gjitha bashkë sepse vajza mund të ishte motra e secilit prej nesh.

Drama në Vlorë, flet nëna e 26-vjeçares: I thanë pije edhe një gotë, vajza nuk mban mend asgjë

Dhuna me bazë seksuale dhe gjinore nuk është e re, por është krijuar kulturë pandëshkueshmërie, ju garantoj se do të marrë fund. Jam këtu për të mbështetur këtë vajzë, që ka rënë pre e kësaj dhune.

Vajzë nga një zonë rurale që ka ardhur në Vlorë për të punuar dhe mbështetur familjen e vet. Kam ardhur t’i ofroj mbështetje kësaj vajze dhe familjes së saj. Kini besim tek drejtësia. Prokuroria e Vlorës po e heton këtë çështje”, tha Balla jashtë spitalit të Vlorës.

26-vjeçarja u drogua në një lokal më datën 21 tetor nga i dashuri i saj dhe 3 shokë të tij. Më pas ajo është dërguar e pavetëdijshme në një hotel dhe ku dyshohet se është përdhunuar nga partneri, si edhe dy prej miqve të tij.

Dëshmia tronditëse e vajzës: Si më drogoi i dashuri me shokët dhe më futi në hotel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit