Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditën e sotme në Lezhë në gjimnazin “Hydajet Lezha” është arrestuar autori 16-vjeçar i cili goditi me karrige mësuesen e matematikës, Majlinda Palushi.
Në fillim i mituri u shoqërua nga policia ndërsa tani është bërë e ditur se ai është arrestuar. Ndaj tij rëndojnë akuzat plagosje e rëndë me dashje dhe goditje për shkak të detyrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
FOTO/ Brenda gjimnazit ku nxënësi i theu krahun mësueses së matematikës
Ngjarja e rëndë u regjistrua në një nga klasat e vitit të dytë gjatë orës së matematikës pra lëndës që zhvillon mësuesja e plagosur.
Pas një debati mes 16-vjeçarit dhe mësuese situata ka agravuar deri në përdorimin e mjeteve rrethanore, karrigen.
Për shkak të mungesa mësuesja është shprehur se do t’a ngelte dhe kishte përmenduar të atin e djalit i cili ky i fundit nuk e ka përmbajtur më veten dhe e ka goditur me karrige.
“Të betohem për eshtrat e babit…”! Si nisi sherri që nxënësi qëlloi mësuesen me karrige?
FOTO/ Brenda gjimnazit ku nxënësi i theu krahun mësueses së matematikës