-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në grevë urie, përkeqësohet gjendja shëndetësore e 50 minatorëve

Kryesoret

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi ka njoftuar ditën e sotme se gjendja shëndetësore një minatori të Trepçës i cili është në grevë urie është përkeqësuar.

Jonuzi për Gazeta10 ka thënë se edhe 50 minatorë të tjerë nuk e kanë gjendjen e mirë shëndetësore.

“Gjendja shëndetësore e 50 minatorëve e tyre po shkon veç duke u rënduar dhe kanë kërkuar ndihmë mjeksore, rrethanat, kushtet e minierës janë shumë të vështira”, ka thënë Jonuzi.

Ai është shprehur se shpreson se dikush do të marrë përgjegjësi dhe se kjo situatë do të vazhdoj kështu deri në momentin e plotësimit të kushteve.

“Ne mendojmë se dikush do të marrë përgjegjësi për këtë dhe mos-komunikimi me këta njerëz na ka sjellur deri këtu”, ka thënë tutje kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit