-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rakip Suli thirret në SPAK?

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme i dërgon fletë-thirrje Rakip Sulit, kryebashkiakut të Kamzës. Pas regjistrimit te procedimit penal, janë thirrur 4 nga 10 kallëzuesit, ndërsa javën e ardhshme pritet të dëshmojë edhe Suli.

Pas kallëzimit për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK regjistroi procedim penal.

Burime bejne me dije se SPAK po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin.

Burime bëjnë me dije se pas kallëzimeve të mbërritura në strukturën antikorrupsion, ky institucion ka regjistruar procedim penal, ndërsa hetimet po kryehen nga prokurori Elvin Gokaj. Mësohet se për kete çështje kanë thirrur dhe janë marrë në pyetje disa zyrtarë te këtij institucioni./ Faxnews

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit