-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK i sekuestron tokën burrit të Xhaçkës

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme i ka sekuestruar 5512 m2 truall “investitorit strategjik” Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.

Kjo sipërfaqe rezulton të jetë një pjesë e tokës me të cilën Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik pak kohë më parë. Artan Gaçi, burri i deputetes socialiste u shpall nga qeveria investitor strategjik në Himarë.

Akuzat politike kanë qenë të shumta nga opozita. Por nuk mbeti vetëm politike, pasi Fredi Beleri, që ndodhet pas hekurave e kallëzoi duke e çuar në SPAK me disa akuza. Kjo duket se ka qenë indicia që SPAK nisi sekuestrimet.

LIVE-Berisha: Rama me larot e SKAP-it po më bëjnë gjyqin politik të shekullit!

Gazetarët në konferencën për mediat pyetën Sali Berishën për këtë rast, por ish-kryeministri tha se rasti i dhëndrit të tij nuk mund të krahasohet me burrin e ish-ministres.

Si mund të krahasosh ti këtë rast. Ti krahason Artan Gaçin që ka marrë investitor strategjik qindra mijëra metra tokë publike, dhuratë nga ministrja strategjike, me Begejën dhe Malltezin që morën tokën e vet pas 50 vite konfiskuar nga regjimi komunist.

Këtu nuk mund të ketë krahasim. Unë mbështes cdo veprim të cdo punonjësi të organeve, cdo zbatim ligji, por të ndershëm ligji” tha ai.

LIVE-Berisha: Rama me larot e SKAP-it po më bëjnë gjyqin politik të shekullit!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit