-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhaçka: Prokuroria sekuestroi tokën e burrit, por Berisha leh se i ranë pantallonat

Kryesoret

Ish-ministrja, deputetja Olta Xhaçka reagoi për herë të parë për sekuestrimin e një pjesë të tokës nga SPAK-u në Himarë ku burri i saj, Artan Gaçi po ndërton si investitor strategjik.

Deputetja socialiste e pranon se SPAK-u i ka sekuestruar pronën. Por reagimin, Xhaçka e ka për Sali Berishën, i cili tha sot se nuk mund të krahasohet operacioni i SPAK-ut për pronën në emrin e burrit të saj, që sipas tij ishte publike dhe e gllabëroi, me dosjen e dhëndrit të tij për kompleksin “Partizani” që e kishte trashëgimi.

Nje kusar me damkë dhe shpifës me nam si Sali Berisha nuk mund t’i bëjë askujt moral. Bashkëshorti im nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro  preventive prej disa javësh e nje pjese te kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë. SPAK-u të bëjë punën e vet i papenguar nga askush, ndërsa Sali Berisha le të vazhdojë të lehë për të tërhequr vëmendjen nga pantallonat e rëna deri në fund” shkruan ajo.

DOSJA/ Kjo është padia e Belerit që SPAK-u i sekuestroi tokën burrit të Xhaçkës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit