-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan anulon vizitën në Izrael: Hamasi po mbron tokën e tij, grup çlirimtarësh

Kryesoret

Presidenti turk, Tajip Erdogan njoftoi se ka anuluar të gjitha planet e tij për të vizituar Izraelin.

Ai më tej e cilësoi Hamasin si një grup çlirimtarësh që mbron tokën e tyre dhe jo një organizatë terroriste.

“I gjithë Perëndimi i është bashkuar Izraelit dhe e sheh Hamasin si një organizatë terroriste. Izraeli, Perëndimi mund t’ju detyrohet shumë, por Turqia nuk ju ka borxh asgjë. Izrael, nuk mund të shkosh askund me këtë mentalitet”.

“Së pari ne e shikuam çështjen palestineze nga një këndvështrim njerëzor. Ne mbrojtëm jetën e njeriut. Që nga 7 tetori, ne kemi bërë të gjitha përpjekjet për të parandaluar përshkallëzimin e krizës. Ne dërguam 8 avionë të mbushur me ndihma humanitare për të plotësuar nevojat e banorëve të Gazës.

Ne dërguam 25 nga stafi ynë në Egjipt për të trajtuar të plagosurit. Ne deklaruam se nuk justifikojmë veprimet dhe sulmet që synojnë civilët. Ne nuk kemi asnjë problem me shtetin e Izraelit, por asnjëherë nuk kemi miratuar që të trajtohemi si një organizatë në vend të një shteti.

Izraeli po kryen një nga sulmet më të dhunshme në histori kundër popullit të shtypur të Gazës. Gjysma e të vdekurve janë fëmijë, gjysma tjetër janë nënat e tyre dhe pleqtë e familjes. Vetëm kjo mjafton për të treguar se ka pasur një mizori. Nuk mund të gjesh një ushtri tjetër që u vë flakën spitaleve, objekteve të kultit dhe tregjeve dhe vazhdon këtë akt çnjerëzor,” u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit