Debatik Curri ka ndërprerë kontratën me drejtuesit e Prishtinës duke mos qenë më trajneri i ekipit të FC Prishtina.
Curri mori drejtimin e rekordmenëve të futbollit dardan më 13 mars dhe e drejtoi Prishtinën gjatë 27 ndeshjeve ku sezonin e kaluar fitoi Kupën e Kosovës.
Por ekipi nuk ka mbetur pa ekip pasi sipas SuperSport Emmanuel Egbo do të marrë drejtimin e FC Prishtina.
Nigeriani udhëhoqi Tiranën drejt titullit kampion në vitin 2020. Tani do të riniset nga futbolli dardan, me objektivin për të ngjitur Prishtinën aty ku e meriton.