Behar Tafa i cili pak ditë më parë u pezullua nga posti për trafik klandestinësh u rikthehet në detyrën e koordinatorit të FRONTEX në pikën kufitare të Kakavijës.
Agjencia për Mbikëqyrjen Policore pezulloi nga detyra e koordinatorit te FRONTEX në Kakavijë, me urdhër të Prokurorit të Gjirokastrës.
Sot Gjykata e Faktit në Gjirokastër hoqi masën e pezullimit nga detyra për Tafën, duke sjellë rikthimin e tij në detyrën e mëparshme.