Kryeministri Edi Rama ishte në jug sot për të inspektuar punimet në lungomare, por edhe pjesën tjetër nga Dhërmiu e poshtë. Në me Mirela Kumbaron dhe kryetarin e bashkisë Himarë, Jorgo Goro, Rama ishte kritik. “Ose ta bëjmë tamam, o s’ka. O Jorgo…plehrat. Kjo nuk mund të jetë kështu, t’i mbyllin pastër, si duhet” ishin disa nga vërejtjet e tij për pushtetin lokal.
“Këto janë masa të domosdoshme për parapërgatitjen e sezonit të ardhshëm turistik, duke filluar nga sistemimi e pastrimi i hapësirave për të ruajtur estetikën e vijës së bregdetit, që do të jetë destinacioni i padiskutueshëm i pushuesve në një tjetër vit të suksesshëm për industrinë e turizmit në vend” shkruan Rama në rrjetet sociale.