Studentët e Mjekësisë kanë vijuar me bojkotimin e mësimit dhe duke nisur protestën e radhës për sot.
Kjo protestë siç dihet ka nisur pas miratimit të ligjit të ri i cili i detyron ata të punojnë deri në 5 vite në Shqipëri pas studimeve ku më pas mund të marrin diplomën pasi të kenë kryer këtë detyrim.
Në të kundërt ata nuk marrin diplomën ose do të duhet të paguajnë tarifën të cilët ata nuk mund ta përballojnë.
Me pankarta në duar dhe me thirrjet edhe ditën e sotme mjekët e rinj janë mbledhur para ambienteve të Universitetit të Mjekësisë së Tiranës.
Studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim që nga nisja e vitit të ri akademik.
Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”.
FOTO nga protesta e sotme