-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në veri, Maqedonci: Mund të përsëritet, Serbia ka 48 baza operacionale në kufi me Kosovën

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci është shprehur së fundmi se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë mund të përsëritet pasi sipas tij Serbia vazhdon të ketë qasje hegjemoniste ndaj fqinjëve të saj.

Ai këtë deklaratë e ka bërë të enjten në konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Maqedonci më tej ka shtuar se Serbia ka 48 baza operacionale përgjatë kufirit me Kosovën.

“Rëndësia e jonë në operacione është dëshmuar në pjesën veriore të vendit, ku grupet serbe kanë tentuar të marrin territor dhe të destabilizojnë vendin tonë. Duke iu falënderuar Policisë së Kosovës dhe bashkëpunimit me partnerët tanë, ky sulm flagrant nuk pati sukses.

Sidoqoftë, ne jemi të vetëdijshëm se kërcënimi ende vazhdon përderisa Serbia ka 48 baza operacionale përgjatë kufirit me Kosovën dhe përderisa Serbia vazhdon të ketë qasje hegjemoniste ndaj fqinjëve të saj. Më lejoni të theksoj se Kosova nuk do të jetë kërcënim për askënd, por ne jemi të përgatitur të jemi miq të të gjithëve”, është shprehur Maqedonci.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit