Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar pas takimeve me funksionarë të lartë evropianë se askush prej tyre nuk ka përmendur sanksionet ndaj Serbisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që ta sanksionojë Serbinë për shkak të sulmit terrorist të 24 shtatorit.
Por Vuçiç thotë se sanksionet në Bruksel nuk janë përmendur kur është pyetur nga gazetarët për këtë.
“Askush nuk ka përmendur asnjë sanksion ndaj Serbisë, dëgjoj që të tjerët i kanë përmendur ato,” tha Vuçiç.
Vuçiç nuk ka pranuar ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazë. Në anën tjetër, Kurti ka thënë se është i gatshëm ta nënshkruajë atë. /Gazeta Express
Vuçiç pas takimeve në Bruksel: Serbia s’mund ta pranojë pavarësinë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB