Një 35-vjeçar me inicialet A. L., ka ndërruar jetë ditën e sotme në qytetin e Durrësit pasi gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit.
Mësohet se ai ishte punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes