Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, në një konferencë për media ditën e sotme në Bruksel, pas përfundimit të samitit dy ditorë të BE, ka folur edhe për takimet e djeshme me krerët e Kosovës dhe Serbisë.
Duke thënë se nuk e ndanë vlerësimin se ato kanë dështuar, Scholz ka theksuar se Kurti dhe Vuciç kanë thënë se marrëveshjet do të zbatohen.
“Në këtë situatë vërtetë pikëlluese ishim në gjendje të ecim përpara. Nuk e ndaj vlerësimin tuaj. Por mendoj se nëse e bëjmë një vlerësim politik, besoj se mund të ndahet vlerësimi im se zoti Kurti dhe z. Vuçiç thanë që propozimet konkrete, Marrëveshja e Ohrit dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të implementohen. Këtë ata e thanë qartë. Ky është një hap i rëndësishëm dhe duam ta shohim të ndodhë,” ka thënë Schoz./Gazeta Express