Një person ka humbur jetën të enjten në Gjakovë, pasi shtëpia e tij u përfshi nga zjarri. Policia njofton se viktima u dërgua në spital dhe si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.
“Raportohet se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë një shtëpi, ku si pasojë e zjarrit lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar.
Viktima është dërguar në QKUK, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia në Kosovë.