Një lajmi i trishtë vjen nga bota e kinematografisë, i mirënjohuri Richard Moll ka ndërruar në moshën 80 vjeçare.
Aktori që u bë i famshëm për rolin e tij në filmin “Night Court”, Richard Moll, u nda nga jeta të enjten, në Big Bear Lake, Kaliforni.
Moll luajti “Aristotle Nostradamus” në NBC nga viti 1984 deri në 1992 së bashku me Harry Andersen dhe John Larroquette.
Ai ishte i njohur për kokën e tij të rruar dhe frazën kryesore, “Ohh-kay”.
Sidoqoftë, Moll nuk mori pjesë në rifillimin e shfaqjes në 2023.
Aktori ka lënë pas fëmijët: Chloe dhe Mason Moll.
Ai, gjithashtu, u shfaq në filmat horror “Ghost Shark” dhe “Slay Belles”, si dhe në filmat e tjerë: “But I’m a Cheerleader” dhe “Scary Movie 2”.
Përpara karrierës së tij si aktor, Richard u diplomua për histori dhe psikologji nga “Universiteti i Kalifornisë” në Berkeley në vitin 1964.
Ai vazhdoi të bëhej zëvendës oficer prove në Alameda County.