Zëdhënësi i Çështjeve Europiane të Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag dhe anëtar i Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane, Gunther Krichbaum nga Tirana mori në mbrojtje SPAK-un dhe i kërkoi Sali Berishës që të mos përdorë imunitetin si pretekst për t’iu shmangur përballjes me akuzat për dosjen “Partizani”. Ai tha se akuzat janë mjaft të rënda për ish-kryeministrin.
“U takova edhe me zotin Dumani si drejtues i SPAK-ut që ka një detyrë mjaft të rëndësishme. SPAK-u është bërë gjithçka që ata që deri më parë konsideroheshin të paprekshëm të mund të jenë tani subjekt i ligjit, si në Rumani. Kjo është ajo që pret populli.
Sipas ligjit shqiptar, sipas njohurive të mia është që kufizimi dhe heqja e lirisë janë masa të ndryshme dhe ligji shqiptar ndryshon nga ligji gjerman. Këtë duhet ta sqarojnë vetë juristët në vendin tuaj.
Berisha është i akuzuar nga SPAK. Akuzat penale janë shumë të forta dhe mjaft të rënda. Procedura është në dorë prokurorisë. Drejtësia të lihet që të bëjë punën e saj.
Mbani duart larg nga funksionaliteti i punës së SPAK-ut. Fillimisht për secilin të akuzuar, ekziston prezumimi i pafajësisë, deri sa pafajësia të dëshmohet në gjykatë.
Akuzat janë të forta. Këtu bëhet fjalë për procese që përfshijnë prona të caktuara. Amerika e ka shpallur non-grata. Unë takohem me njerëz të cilët para se unë të takohem me këta njerëz, do të doja të mos kishin akuzë konkrete.
Nuk bëhet fjalë për krime kavalieriteti, por për akuza penale. Jam jurist për nga formimi, por parimet e shtetit ligjor janë pjesë e formimit të një partie” tha ai.
Hetimet kundër Berishës! Deputeti gjerman në Tiranë: Jam me SPAK-un, mos e sulmoni!