Përballja mes Shënkollit dhe Sopotit për javën e pestë në grupin A për Kategorinë e dytë ka dalë jashtë çdo pritshmërie duke e kthyer ndeshjen në një skenë dhune.
Kapiteni i vendasve ka goditur me kokë arbitrin kryesor, Abdurrahman Kadria. Për shkak të goditje arbitri nga Peshkopia ka marrë një të çarë në pjesën e fytyrës. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Lezhës.
Arbitri akordoi një penallti në favor të Sopotit në mituën e 85 ndërsa përballja ishte me rezultatin 1-1.
Kapiteni i Shënkollit nuk e ka pranuar këtë vendim dhe ka goditur arbitrin.