SPAK-u është kryefjalë e muajve të fundit që kulmuan me futjen brenda familjes Berisha.
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani deklaroi gjatë një aktiviteti me Prezencën e OSBE-së se prokuroria me një qasje të re po i kushton rëndësi hetimit të veprave penale të kryera nga funksionarët publikë në fushën e hetimeve financiare.
“SPAK u ka kushtuar një vëmendje të veçantë veprave penale të kryera në kuadër të korrupsionit të funksionarëve publikë, ku përfshihen edhe ato në fushën e prokurimit publik.
Qasja e re e ndjekur konsiston në rritjen e efektivitetit të hetimeve nëpërmjet rritjes së kapaciteteve njerëzore, kryesisht në fushën e hetimeve financiare.
Nga ana tjetër, formulimi ligjor i veprave penale përkatëse mund të ketë nevojë për përmirësime të mëtejshme” tha ai.