-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Kosova dhe Serbia t’i përmbushin urgjentisht obligimet

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që urgjentisht dhe seriozisht të angazhohen për përmbushjen e obligimeve që dalin nga dialogu që po zhvillojnë.

“I mirëpresim takimet që janë mbajtur për të avancuar procesin e normalizimit”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës.

“Ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, si e vetmja mënyrë që do të sigurojë marrëdhëniet e tyre paqësore dhe produktive dhe do të përmbushë aspiratat e tyre për anëtarësim në Union”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit.

Treshja evropiane, Scholz, Macron e Meloni, dje kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët pas takimeve që zhvilluan të enjten në Bruksel me Kurtin e Vuçiçin, ndaras. Ata i kërkuan Kosovës themelimin e Asociacionit, ndërsa Serbisë njohjen de-fakto të pavarësisë së Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit