Vrasësi i 18 personave në SHBA është gjetur i vdekur. Rezervisti i Ushtrisë Amerikane i akuzuar për vrasjen e 18 personave dhe plagosjen e 13 të tjerëve në një sulm në një qytet të vogël në Maine këtë javë, ka vdekur nga një plagë e dukshme e vetëshkaktuar me armë zjarri në kokë.
Këtë e raporton CNN, duke cituar disa burime, sipas të cilave Robert Card i dyshohet se i ka marrë jetën vetes duke qëlluar veten në kokë. Trupi i tij u gjet në pyll, jo shumë larg nga Lewiston ku ai kishte kryer masakrën duke vrarë 18 njerëz.
Trupi i Card u gjet pranë qendrës së riciklimit ku ai punonte. Megjithatë, një punë që ai e kishte humbur kohët e fundit. Card hapi zjarr në vendet që frekuentonte me ish-in e tij, në sallën e bowlingut dhe në një restorant.
“Trupi i vrasësit të Maine, Robert Card, u gjet pak orë më parë, rreth orës 19:45 me orën lokale”, raporton policia, duke sqaruar se lajmin ua komunikoi drejtpërdrejt familjarëve të viktimave dhe se kanë folur me familjen e vrasësit. Policia konfirmoi se Card vdiq “për shkak të lëndimeve të vetëshkaktuara”.