-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Interesimi për universitete në ulje, ku janë studentët?

Kryesoret

Nga 2011-a e deri në këtë vit akademik, numri i studentëve që regjistrohen në vitin e parë në universitet ka rënë me 43%. Reduktimi i lindjeve dhe emigracioni i përqendruar te moshat e reja pritet ta çojnë totalin e studentëve në 50-60 mijë në vitin 2033 nga rreth 120 mijë aktualisht.

Reduktimi është shoqëruar me përmirësim të orientimit për degët që ka treg pune. Ekspertët e arsimit thonë se nuk është koha për panik, pasi ulja e numrit të studentëve duhet të rrisë cilësinë e studimeve. Historia në numra e universiteteve shqiptare, degët më të kërkuara dhe ato që rrezikojnë të mbyllen.

Volumi i punës në universitetet e vendit është duke pësuar rënie drastike vit pas viti, prej pakësimit të grupmoshave të reja të popullsisë dhe emigrimit në nivele të larta te të rinjve vitet e fundit.

Numri maksimal i studentëve që pritet të regjistrohen këtë vit të ri akademik në programin bachelor në publik dhe privat është më pak se 20 mijë, nga rreth 28 mijë maturantë gjithsej.

Nga viti 2011 e deri në këtë vit, numri i studentëve që regjistrohen në vitin e parë ka rënë me 43%, sipas krahasimeve me të dhënat zyrtare të statistikave të arsimit. Këtë vit akademik, gati një e treta e maturantëve zgjedhin të mos vazhdojnë, ose të ikin për studime jashtë.

Zhvillimet demografike paralajmërojnë se gjatë dekadës në vijim do të kemi sërish përgjysmim të numrit të studentëve.

Rënia e lindjeve dhe emigracioni i përqendruar te moshat e reja pritet ta çojë numrin total të studentëve që regjistrohen në vit të parë jo më shumë se 10 mijë në vitin 2033 dhe jo më shumë se 50-60 mijë studentë gjithsej në universitete, nga rreth 120 mijë që ishin në vitin e kaluar./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit