Të paktën 12 persona humbën jetën kur një aeroplan i vogël u rrëzua pranë aeroportit Rio Branco në kryeqytetin e shtetit Acre në Brazil.
Avioni i kompanisë lokale të taksive ajrore ART Taxi Aereo u rrëzua menjëherë pas ngritjes, duke vrarë të gjithë në bord, të cilët ishin gjashtë burra, tre gra dhe një fëmijë një vjeç, si dhe dy pilotët.
Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar. Avioni po fluturonte nga Rio Branco në Envira, një qytet në shtetin e Amazonas.
#Brazil – Plane with 12 people crashes & explodes in Rio Branco, Acre.
There were 6 men, 3 women & a 1-year-old child on the plane, as well as the pilot & co-pilot. According to Fire Department pic.twitter.com/5MBsi7TGQ8
— BreakinNewz (@BreakinNewz01) October 29, 2023