Avokati Genc Gjokutaj ka apeluar dy masat e sigurisë që i kufizojnë lirinë Sali Berishës në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”. Pas largimit të Genc Gjokutajt dhe Sokol Mëngjesit nga gjyqi dhe tërheqjes së tre avokatëve të caktuar kryesisht, prokuroria i caktoi ish-kryeministrit Berisha një tjetër mbrojtëse ligjore, Valentina Teodoresku.
Por Berisha ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë informacion nga gjykata për këtë arsye dy avokatët e vetëm që u ka autorizuar janë Gjokutaj dhe Mëngjesi. Ditën e sotme pasi depozitoi ankimin, Gjokutaj deklaroi se kundërshton të dyja vendimet, të parin që mori Irena Gjoka në mungesë dhe të dytin në seancë.
“Ne kemi dorëzuar dhe kemi thënë shkakun e ankimit. Në kundërshtojmë të dyja vendimet janë nul dhe nuk kanë efekt” tha ai. Gjykata e Posaçme vendosi që Berisha të paraqitet dy herë brenda muajit, të parë dhe të tretën përpara OPGJ-së, por a do të shkojë? “Nuk e di nëse do të paraqitet zoti Berisha” tha Gjokutaj.