-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fansat mblidhen para shtëpisë së “Friends”, homazhe në nder të Matthew Perry

Kryesoret

Qindra fansa të “Friends” janë mbledhur në Manhattan të kryejnë homazhet e tyre në nder të aktorit Matthew Perry i cili humbi jetën në moshën 54-vjeçare.

Lot dhe lule ishin ato që shoqëruan fansat e aktorit ndërsa natyra vajtoi me ta duke derdhur rrebeshe shiu.

Edhe pse në shi kjo nuk i ka ndalur fansat të shprehin respektin dhe dashurinë e tyre ndaj aktorit të ndjerë i cili dha frymën e fundit në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Njerëz të të gjitha moshave u mblodhën jashtë ndërtesës së apartamenteve gjashtëkatëshe në West Village në qendër të Nju Jorkut, duke vendosur shënime “ku të gjithë humbëm një mik”.

Aktori u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos to shtunën. Gazeta “Los Angelos Times” dhe rrjeti “TMZ” njoftojnë se aktori ishte mbytur në vaskë.

@dailymail

Fans gathered in NYC to pay tribute to Friends star Matthew Perry who died aged 54 after accidentally drowning in his jacuzzi at home. The actor, who shot to fame as the sarcastic Chandler Bing in the seminal 90s sitcom, was found dead at his house in Los Angeles on Saturday after emergency crews were called at around 4pm local time. #friends #matthewperry #westvillage #westvillagenyc #rip

♬ snowfall (Slowed + Reverb) – Øneheart & reidenshi

 

Por kush ishte Matthew Perry?

Ai është ylli i serialit televiziv “Friends”, i emëruar disa herë për çmimin Emmy. Perry u bë i famshëm me personazhin sarkastik, por të dashur për publikun, Chandler Bing.

10 sezonet e “Friends” e bënë atë ndër aktorët më të njohur në Hollywood. Ai interpretoi me aktorët e tjerë të njohur Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matt LeBlanc, Lisa Kudrow dhe David Schwimmer si gjashtë miq të ngushtë që jetonin në një lagje të Nju Jorkut.

Aktori Perry ishte i hapur me publikun lidhur me betejën e tij me varësinë tek ilaçet dhe alkooli.

Në vitin 2022 ai publikoi një libër me kujtime të cilin e fillonte me këtë fjali: “Quhem Matthew, megjithëse ju mund të më njihni me një tjetër emër. Miqtë më thërrasin Matty. Dhe unë duhet të kisha vdekur”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit