-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gati ligji i ri/ Kryetarët e bashkive në “dorë” të Prefektit (Drafti)

Kryesoret

Ministria e Brendshme ka hedhur për konsultim në faqen online draftin me ndryshimet që pritet që të pësojë pozicioni i Prefektit, duke e fuqizuar. Ndryshimet janë disa, por pika kryesore që po ngjall më shumë debat është kompetenca e re që i jepet një Prefekti për të propozuar tek ministri i Pushtetit Vendor shkarkimin e një kryetari bashkie nëse konstaton shkelje.

Konkretisht në projektligj është shtuar se një nga detyrat e Prefektit do të jetë të “propozojë pranë ministrit përgjegjës për çështjet vendore shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë pjesë e qarkut përkatës në rast të kryerjes së shkeljeve të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” thuhet në draft. Një pjesë e ekspertëve këtë nismë e kundërshtojnë me argumentin se kompetenca e re prevalon mbi ligjin e vetëqeverisjes vendore.

Gjithashtu Prefekti do të ketë të drejtë të monitorojë investimet në qarkun e tij duke bërë raporte mbi ecurinë. Drafti parashikon se drejtori i policisë vendore do të zhvillojë takime të përbashkëta dhe do të informojë çdo 10 ditë Prefektin e qarkut mbi shkallën e zbatimit të masave për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike në nivel qarku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit