-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Guterres-botës: Ndaloni çmendurinë e ndryshimeve klimatike

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje botës që të “ndalë çmendurinë” e ndryshimeve klimatike, përderisa ai vizitoi rajonet në Himalaje që po përballen me shkrirjen e shpejtë të akullnajave.

“Tavani i botës po bie,” tha Guterres, gjatë vizitës në rajonin e Everestit në Nepal, duke shtuar se ky shtet ka humbur pothuajse një të tretën e akullit gjatë tre dekadave të fundit.

“Akullnajat janë rezervuar i akullit. Akullnajat këtu në Himalaje furnizojnë me ujë mbi një miliard persona,” tha ai. “Kur ato tkurren, tkurret edhe rrjedha e lumenjve”.

Në dekadën e fundit, akullnajat në Nepal janë shkrirë 65 për qind më shpejt sesa në dekadën paraprake, tha Guterres, i cili po qëndron në një vizitë katërditore në Nepal.

Akullnajat në vargmalet në Himalaje dhe Hindu Kush janë kyçe si burim i ujit për rreth 240 milionë banorë që jetojnë në rajonet malore, por edhe për 1.65 miliard banorë të tjerë në zonat e tjera në Azinë Jugore dhe Juglindore.

Shkencëtarët kanë thënë se akullnajat në Nepal po shkrihen më shpejt sesa më herët për shkak të ndryshimeve klimatike, duke i ekspozuar komunitetet ndaj fatkeqësive të paparashikueshme dhe të kushtueshme.

“Unë jam këtu sot në tavanin e botës për të thënë: ndaloni çmendurinë,” tha Guterres gjatë vizitës në fshatin Siangboçe, teksa në prapavijë shihej mali më i lartë në botë, Everest.

“Ne duhet t’i japim fund epokës së përdorimit të karburanteve fosile,” shtoi ai.

Bota është ngrohur me një mesatare prej pothuajse 1.2 gradë Celsius që nga vitet 1800, duke shkaktuar mot ekstrem, përfshirë valë intensive të të nxehtit dhe thatësira të mëdha./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit