Mbrëmjen e sotme do të mbahet ceremonia e ndarjes së trofeut të rëndësishëm personal “Ballon d’Or” ose siç thuhet shqip “Topi i Artë”.
Në listën e pretendueseve për ta fituar është edhe ylli argjentinas, Lionel Messi i cili Botërorin e kaluar arriti të fitonte trofeun e rëndësishëm.
Nëse ai ia arrin të fitoje sonte në raftin e çmimeve do t’i shtohet “Topi i Artë” i tetë në karrrierë, një arritje të cilët askush nuk ka mund ta arrijë.
Për këtë çmim prestigjioz ka folur edhe trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, i cili me yllin argjentinas i ka kaluar disa vite të magjishme në Barcelonë.
Ndërkohë, sot ai punon me Erling Haalandin, një tjetër kandidat për ta fituar Topin e Artë pas një viti magjik që e kaloi.
Trajneri spanjoll u shpreh se këtë vit duhet të ndahen dy çmime pasi si Messi edhe Haaland kanë pasur një performancë të mirë.
“Kam ndjeshmëri dhe lidhje mjaft të fortë me Messin e Haalandin. Nëse e fiton Messi, do të jetë një fitore vetëm për Kupën e Botës. Nëse e fiton Haaland, do të jetë vetëm për sezonin që e ka pasur. Duhet të ndahen dy çmime sivjet. E meritojnë të dy ta fitojnë Topin e Artë”, deklaroi Guardiola para galasë që do të mbahet në Paris.