-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një javë grevë në minierën e Trepçës, disa minatorë dërgohen në spital

Kryesoret

Minatorët në Trepçë në Kosovë vijojnë grevën e tyre në ditën e shtatë, me kërkesat për përmirësimin e kushteve të punës.

“Kërkesat tona të parashtruara në mënyrë publike tanimë e disa muaj janë të qarta dhe konkrete. Përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, pagesa e pagave në aktuale me kohë dhe shkarkimi i një menaxhmenti i cili çdo ditë e më shumë është duke e shkatërruar minierën e Trepçës. Këto kanë qenë dhe mbeten kërkesat tona dhe se minatorët nuk do të dorëzohen deri në realizimin e kërkesave të tyre,” thuhet në reagim.

Për gjatë kësaj jave, shumë minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Për grevën në minierën e Trepçës ka reaguar edhe Ministria e Ekonomisë së Kosovës. Ministria ka lutur grevistët t’i kthehen punës, duke njoftuar se çdo ditë ku nuk punohet, shkakton mijëra euro humbje.

Grevën e minatorëve e ka përkrahur edhe Punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës.

Në letrën që Punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës i kanë dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, thuhet se ata përkrahin grevën e mbi 700 punëtorëve të Trepçës, ndërsa kërkojnë zgjidhje nga qeveria sa më shpejtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit