Kryetari i Komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi që pas marrjes së detyrës është “ngujuar” brenda objektit komunal që pas tensioneve që sollën zgjedhjet në veri.
Prej 6 muajsh Hetemi nuk është larguar nga vendi i tij i punës por me sa duket ditën e sotme ka vendosur t’i japë fund qëndrimit gjatë gjithë kohës brenda objektit komunal.
Në një fotografi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Hetemi shihet që sot ka dalë në oborrin e komunës, për të pritur dy kolegët të tij.
“Kënaqësi t’i pres në takim Sekretarin Organizativ të LVV-së, Alim Rama dhe nënkryetarin e Qendrës së LVV-së në Mitrovicë, Alban Uka”, ka shkruar Hetemi ndërsa ka ndarë disa foto me ta.