Dritan Abazoviç, kryeministri i mandatuar në krye të qeverisë teknike prej disa muajsh, pas rrëzimit të qeverisë së tij, i ka dorëzuar sot mandatin e kryeministrit të ri të sapo zgjedhur nga votat në parlament Milojko Spajiç në Malin e Zi.
Abazoviç i ka uruar atij suksese duke postuar disa foto dhe një mesazh urimi në rrjete tsociale.
“Siç diktojnë sjelljet demokratike, sot në mëngjes u bë transferimi i detyrës! Kryeministrit të ri dhe i 44, i urova suksese qeverisë. Mali i Zi gjithmonë vetëm suksese dhe qëndro në rrugën e duhur,” ka shkruar Abazoviç.
Pas një diskutimi që zgjati gjatë natës, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë votuar për qeverinë e 44-të dhe kryeministri i ri, Milojko Spajiç.
Kush janë tre ministrat shqiptarë në qeverinë e re të Malit të Zi?