Pas përfundimit të Prime-it të BBV Kosova, si gjithnjë banorët dalin jashtë për të shijuar darkën që ua sjellin.
Gjatë kësaj kohe, teksa shijonin darkën, banorët filluan bisedat e tyre, e ajo e Edonës i shokoi banorët.
Edona e ka përmendur nënën e saj shumë shpesh, sidomos mënyrën se si e kishin martuar atë.
Ajo tegoi se nëna e saj kur u martua ishte 13-vjeçare. Pa mbushur akoma 14 ajo solli në jetë Edonën e cila ka 13 vjet diferencë në moshë me nënën e saj.
“Nënën e kanë martuar me zor, në moshën 13-vjeçare, e kanë ndërruar me një lopë. Nëna më thoshte, unë kam qenë fëmijë vetë, kam luajtuar me kukulla,” u shpreh Edona.
Blero kur dëgjoi këtë u shokua duke i thënë që vajza e tij është tani 13 vjeçe ku nuk do të mund ta paramendonte një gjë të tillë.