-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krisje me doktorin? Meta: Kot e keni, nuk më përçani me Berishën

Kryesoret

Jemi në një linjë me PD-në. Roli i opozitës është dobësuar për shkak të agresionit të qeverisë”. Këhtu u shpreh Ilir Meta ditën e sotme kur u pyet në lidhje me raportin me aleatin e tij, Sali Berisha.

Gazetarët ngulmuan për të gjetur divergjenca te qëndrimi për SPAK-un, që Berisha e cilëson oirganizatë kriminale, ndërsa Meta nuk bën vlerësim në bllok. “Së pari kot e keni që doni të më përçani me zotin Berisha. Ai ka qasjen e tij. Ka stilin dhe natyrën e tij. Gjithçka duhet parë edhe në kontekstin e asaj që ka thënë.

E theksoj nuk kam dëshirë që të mbaj qëndrim në bllok. Nuk dua të them se të gjithë ata atje janë ushtarë të Ëngjëll Agaçit, nuk dua ta pranoj, do të më vinte keq. Por nuk duhet të demotivojnë ata që duan të bëjnë punën dhe të zbatojnë ligjin.

Ata që rrezikojnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Edhe një prokuror, ka familje, bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, të afërm. Secili nga ata kishte patronazhist për t’i mbajtur nën presion. Edhe në ambasada kishin patronazhistë”.

Po me koalicionin opozitar çfarë do të ndodhë? “Për ato zgjedhje u ndërtua ai koalicion. Jemi për bashkëpunim edhe në të ardhmen në interesin e demokracisë dhe për të fuqizuar mirëkuptimin me të gjithë faktorin opozitar. Aleanca kundër kapjes së shtetit është një aleancë që do të vazhdojë me të gjithë ata që janë me këtë linjë” përfundoi Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit