Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi zgjodhën në orët e para të mëngjesit të sotëm qeverinë e re ku 66 prej tyre votuan në total, nga të cilët 46 ishin pro, 19 kundër dhe një abstenoi.
Kryeministër i qeverisë së re është lideri i lëvizjes Evropa Tani (PES) Milojko Spajiç.
Në këtë kabinet të ri qeveritarë numërohen edhe tre ministra që vijnë nga ana e partive politike shqiptare:
Nik Gjeloshaj zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik,
Fatmir Gjeka ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve,
Marash Dukaj Ministër i Administratës Publike.
EMRI/ Zgjidhet me votën e ligjvënësve kryeministri i qeverisë së re në Malin e Zi