-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A ka fletëthirrje nga SPAK-u? Meta: Unë nuk i druhem askujt!

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot se nuk ka fletëthirrje nga Prokuroria e Posaçme për dosje të caktuara që SPAK-u ka në dorë, por theksoi se është gati që të përballet me drejtësinë në cdo moment pse nuk i druhet askujt. Ish-Presidenti tha se kryeministri Edi Rama kontrollon dhe i bën presion drejtësisë për goditje politike.

Këto janë lajme tërësisht banale. Pse? Sepse janë të gjitha pa asnjë përmbajtje, pa asnjë materie dhe nuk përbën asnjë lajm që Meta të shkojë tek SPAK-u apo prokuroria. ky është një dallim i fortë i Metës me Ramën dhe cilindo tjetër.

Kam qenë në SPAK si kallëzues me fakte dhe shkresa, letra dhe dokumente. Shumë prej atyre çështjeve kurrë nuk janë hapur. Unë kurrë nuk jam thirrur. Kam qenë edhe si person në dijeni dhe gjithçka tjetër dhe do të shkoj kudo që të më thërrasin. Nuk kam asnjë shqetësim nga drejtësia apo nga aktiviteti im si shtetar.

Nuk ka asnjë akt të firmosur nga Ilir Meta “fët e fët”, por çdo gjë sipas ligjit. Ekziston një çështje Meta për Ramën, sepse është modeli i transparencës që ka ndjekur. Sado të përpiqet Rama ta përdorë drejtësinë, modeli i Ilir Metës do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Unë nuk i druhem askujt” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit