-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Majko thyen heshtjen: Kjo është e vërteta për “Partizanin”

Kryesoret

Ish-ministri i Mbrojtjes i PS-së, Pandeli Majko sot ka vendosur t’u përgjigjet akuzave nga opozita dhe Sali Berisha se procesi i privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ka nisur gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste në kohën kur kryeministër i vendit ishte Fatos Nano.

EDHE PER PARTIZANIN E PANAJOT PANOS

“Nga media po shoh komente kontradiktore lidhur me faktin se procesi i privatizimit të Klubit “Partizani” ka filluar në periudhën e qeverisjes së Partisë Socialiste.

Dje, për këtë cështje është aluduar se jam angazhuar zyrtarisht (me shkresa), në këtë cështje si ministër i mbrojtjes i qeverisjes socialiste, deri në vitin 2005.

Ndërkaq, para disa ditësh, pasardhësi im, si ministër në qeverisjen e PD, zoti Mediu, ka deklaruar se “indicja” e privatizimit të Klubit “Partizani” ka filluar pasi ai është detyruar të kthejë një përgjigje të pakthyer nga ana ime, ndaj zotit Angjeli që u zëvendësua nga zoti Genc Ruli.

Tani, ose njëra, ose tjetra, janë të vërteta! Të dyja nuk shkojnë bashkë!

E vërteta është se kam kundërshtuar (jo me shkresë), që të angazhohesha për privatizimin e Klubit “Partizani”. Vec arsyeve të tjera (doja që Klubi të ishte në pronësinë e ministrisë përgjegjëse për sportet), gojarisht kam komunikuar me kolegët, se nuk mund të bëhej një akt i tillë pasi Partia Socialiste sapo kishte humbur zgjedhjet politike të vitit 2005.

Ishim në një fazë tranzicioni, të ndryshim qeverisjes. Para zgjedhjeve, si ministër i mbrojtes, kisha nxjerrë një urdhër që ndalonte cdo akt apo kontratë të rëndësishme të përmbyllej në atë periudhë zgjedhjesh politike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit