-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jam betuar…”! Berisha: Grushti i Nallbatit? U përplas me Sinën, por s’e goditi!

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi mesditën e sotme një mbledhje me deputetët e PD-së të drejtuar nga Gazment Bardhi. Referuar incidentit dje në parlament, tha se Bledion Nallbati nuk e qëlloi me grusht socialistin Vullnet Sinaj. Deklaroi se aksioni opozitar po përgatitet për të prekur ekstremin.

Ne jemi të betuar që do të rivendosim të drejtat tona Kushtetuese. Dhuna? E filloi ai. I cili për të thyer protestën tonë, iu nënshtrua kryetares së parlamentit, që e mbushi me gardistë dhe tani kërkonte t’i kundërvihej protestës sonë duke i dhënë fjalën këtij apo atij. Zoti Sinaj nuk mund të merrte fjalën.

Të tjerat i ekzagjeroi media, se ai nuk u godit. Pati përplasje fizike se u vërsul, por nuk pati goditje. Ky nuk mund të prishë protestën e opozitës.

Deputetët socialistë duhet të vendosin që të respektojnë të drejtat e opozitës në parlament nëse duan që parlamenti të funksionojë. Rama është i frikësuar, lëviz me batalione dhe ushtarë mbrapa. Ne jemi të vendosur të shkojmë deri në qëndresën ekstreme”.

Përjashtimet e deputetëve të PD-së që po përgatit shumica socialiste? “Ky është vendim i urdhëruar nga Rama dhe do të marrë përgjigje, cdo vendim i tyre që nuk përfill protestën e deputetëve të opozitës. Ju ftoj të jeni aty në orën 15:30” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit