-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me pasaporta të falsifikuara, arrestohen 2 kinezë në Rinas

Kryesoret

Policia në aeroportin e Rinasit ka arrestuar dy shtetas kinezë të cilët kanë tentuar për të kaluar kufirin me pasaportë të falsifikuar.

Në flagrancë janë arrestuar një 27-vjeçar dhe një 52-vjeçar nga Kina që paraqitën në dalje pasaporta false të Koresë së Jugut.

Gjatë kontrollit fizik, atyre iu janë gjetur pasaportat e tyre kineze, me të njëjtat gjeneralitete si pasaportat e falsifikuara.

4 pasaportat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit