-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria kërkime shkencore të përbashkëta me Bullgarinë

Kryesoret

Firmoset marrëveshja për bashkëpunimin shkencor ndërmjet Akademisë së Shkencave të Bullgarisë dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Një delegacion i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë i kryesuar nga Kryetari i kësaj akademie, Skënder Gjinushi, dhe anëtarë të tjerë Anastas Angjeli, Ilia Mikerezi, si dhe shefi i marrëdhënieve me jashtë, Dorian Koçi ishin në Sofje.

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Bullgarisë, Julian Revalski deklaroi se do të bëjnë përpjekje të përbashkëta për identifikimin e mundësive për financime, për kërkime dhe projekte lidhur me këto programe dhe bashkëpunojnë në kuadër të tyre për projektet të përbashkëta dhe përmes formave të tjera të bashkëpunimit dhe shkëmbimit.

Skënder Gjinushi theksoi se kemi një bashkëpunim historik të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me Akademinë e Shkencave të Bullgarisë, ku është edhe katedra e albanologjisë, dhe theksoi se arritja e kësaj marrëveshjeje synon të sanksionojë këto praktika të bashkëpunimit dhe ta zgjerojë më tej me bashkëpunimin shkencor e teknik ndërmjet instituteve dhe qendrave kërkimore bullgare dhe shqiptare të angazhuara në veprimtari kërkimi shkencor dhe formimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit