-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati/ Gjekmarkaj dhe Gjergji: Skandal, deputetët e opozitës i keni bllokuar në ashensor

Kryesoret

Ministri i Financave, Ervin Mete vijon raportimin e projektbuxhetit të vitit 2024 në Konferencën e Kryetarëve ku ndodhen vetëm dy përfaqësues nga opozita, Agron Gjekmarkaj dhe Zheni Gjergji.

Ju lutem mos e shndërroni Parlamentin në një burg. Nuk është një segment për mazhorancën dhe opozita të rrijë përtej mureve.

Ajo është e barabartë në këtë institucion. Ky është një skandal i vërtetë. Keni përgjegjësi, Kjo ndodh vetëm në vendet autoritare ku opozita rrethohet me gardistë.

Ky nuk është Parlament normal, kjo nuk është sallë normale. Anormaliteti nuk sjell normalitet. Kjo sjell revoltë, sjell protestë.

Protesta merret parasysh, nga protesta reflektohet. Bëhuni të përgjegjshëm. Mos silleni si manikin që zbatoni porosi” ishte apeli i Gjekmarkajt.

Garda pritë tek shkallët! Mete raporton për buxhetin, deputetët e PD-së nuk tërhiqen

Deputetja Zheni Gjergji u shpreh se “i keni bllokuar në ashensor deputetët e opozitës. Ky është turp. Ministri e cilëson një arritje, heqjen e bonusit të bebes për emigrantët shqiptarë.

Këta flasin për rritje të ekonomisë, kur të rinjtë po largohen. Kjo është e turpshme, se vetëm unë jam brenda. Duhet të ndërhysh zonja Nikolla. E keni nisur 30 minuta para orarit mbledhjen”, tha deputetja.

Deputetët e opozitës janë bllokuar në shkallë duke mos u lejuar nga Garda që të futen në mbledhje pas urdhrit të Lindita Nikollës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit