-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kosova pjesë e Serbisë së Madhe!”, Brukseli “nuk e thyen heshtjen” për deklaratën e Dodik

Kryesoret

“Serbët që jetojnë në Ballkan duhet të bashkohen në një shtet,” këtë deklaratë nacionaliste e të rrezikshme e shpalosi për mediumin propagandistik rus “Sputnik” presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Me këtë Dodik nënkuptoi Bosnje e Hercegovinën, Kosovën e Malin e Zi. Deklarata e tij hasi në kundërshtim të ashpër të Malit të Zi, i cili tha se Serbia e Mali i Zi mund të bashkohen vetëm në Bashkimin Europian.

Derisa nga ky union kryeministri shqiptar Edi Rama shprehi habinë se si nuk reagoi nga një deklaratë që synon destabilizimin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, që është i sanksionuar nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, tha se në këtë kohë nevojitet “Serbia e Madhe”

“Jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të krijohet një konfigurim i ri i botës, dhe serbët nuk duhet të zihen në befasi. Por, tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm të përbërë nga Republika Srpska, Serbia, Kosova dhe nëse një vendim i tillë është demokratik, edhe Mali i Zi”, tha ai për Sputnik.

Më pas, ai pretendoi të dukej me paqësor duke thënë se ideja e tij e rrezikshme mund të implementohet “me masa politike, jo me luftë”.

Vendi kandidat i BE-së tha se janë për një fqinjësi të mirë dhe jo për politika të tilla të prapambetura si të Dodikut. Mali i Zi po ashtu u ankua se shpesh flitet për pretendime territoriale.

Për kryeministrin shqiptar Edi Rama është e befasishme mungesa e një deklarate nga ana e Bashkimit Europian mbi një deklaratë të tillë nga një udhëheqës politik./Gazeta Express

Analizën e plotë e gjeni këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit