Organizata të shoqërisë civile në Vlorë, por edhe aktivistë nga kryeqyteti kanë protestuar sot, përpara prokurorisë së qytetit duke kërkuar drejtësi për vajzën e përdhunuar disa ditë më parë.
Në mesazhet e tyre, gra dhe vajza kanë theksuar rëndësinë e procesit të ndëshkimit të faktorëve dhe mbrojtjes së viktimës.
Mesazhe janë dhënë edhe nga këshilltare bashkiake në Vlorë të cilat kanë theksuar rëndësinë e drejtësisë më këtë proces.
Po ashtu mesazhe janë dhënë edhe për edukimin e të rinjve. Aktivistët kanë marshuar me pankarta përgjatë bulevardit Vlorë- Skelë.