-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kusari-Lila: Janë bërë të gjitha përpjekjet për ndërprerjen e grevës së minatorëve

Kryesoret

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se qeveria e Kosovsë i ka bërë të gjitha përpjekjet për t’u ndërprerë greva e minatorëve të Trepçës.

Kusari-Lila tha në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës se Trepçka nuk ka këshill grevist dhe se greva po bëhet në kundërshtim me ligjin.

“Të gjitha përpjekjet për t’u ndërprerë greva apo qëndrimi i grevistëve poshtë në minierë janë bërë. Shto këtu faktin, që fatkeqësisht kjo është greva e parë në shoqërinë aksionare Trepça që nuk ka këshill grevist, nuk është në përputhje me ligjin për greva,” tha ajo.

“Kishnica dhe Novobërda janë kthyer në punë, ndërsa një pjesë e atyre që janë në Grevë në Stantërg e kanë ndërprerë grevën,” tha Kusari-Lila.

Minatorët e Trepçës vijojnë edhe sot grevën e tyre teksa kanë hyrë në ditën e dhjetë të saj.

Minatorët e Trepçës bojkotojnë punën, shkak mos marrja e rrogave

Minatorët e Trepçës futen në grevë

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit