Olta Gixhari para pjesëmarrjes në spektaklin televiziv “BBV2”, ka qenë shumë hermetike për jetën e saj personale.
Ajo e mbajti bashkëshortin larg vëmendjes mediatike, duke mos e zbuluar asnjëherë për publikun.
Mirëpo, pas hyrjes në reality-shoë ajo ka folur shpesh për të dhe ka shprehur gjithë dashurinë për partnerin, Dorin.
Ai u kthye në personazh jo vetëm me rrëfimet e saj, por edhe me disa surpriza romantike që i bëri.
Ndërkohë që së fundmi ajo ka publikuar një video teksa po kalon kohë me bashkëshortin duke lëvizur me makinë nën tingujt e muzikës italiane.
Në postimin e bërë në rrjetin social “Instagram”, çifti shfaqet me duart e shtrënguara.