-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stuhia “Ciaran” godet Evropën Perëndimore, shkakton viktima dhe lë miliona njerëz pa energji

Kryesoret

Së paku shtatë njerëz kanë vdekur dhe disa ta tjerë janë lënduar si pasojë e erërave të forta rekorde në Francë dhe përgjatë pjesës më të madhe të Evropës Perëndimore, pasi stuhia Ciaran goditi gjatë natës së mërkurës dhe mëngjesit të së enjtes.

Erëra me shpejtësi më të lartë se 190kmh u regjistruan në bregdetin atlantik të Francës, duke nxjerrë pemët me gjithë rrënjë dhe duke dëmtuar shtëpi.

Dy persona vdiqën dhe 16 të tjerë u lënduan në perëndim dhe veri të Francës, njoftuan autoritetet. Shtatë prej të lënduarve ishin punonjës emergjentë.

Rreth 1.2 milionë shtëpi mbetën pa rrymë në Francë të enjten, sipas kompanisë për shpërndarjen e energjisë elektrike, Enedis. Kjo kompani tha se do t’i dërgojë 3.000 punëtorë në terren për ta kthyer furnizimin me rrymë sapo kushtet ta mundësojnë një gjë të tillë.

Në Spanjë, ku stuhia e kaploi pothuajse tërë vendin me shira të mëdha dhe erëra të forta, një grua vdiq pasi u godit nga një pemë, ndërsa tre persona të tjerë u lënduan. Disa fluturime dhe udhëtime me tren u anuluan, ndërsa parqet në kryeqytetin Madrid dhe qytetet e tjera u mbyllën, njoftuan autoritetet.

Dy persona vdiqën si pasojë e rrëzimit të degëve të pemëve në Belgjikë, përfshirë një fëmijë 5-vjeçar, i cili ishte dërguar në spital ku kishte vdekur disa orë më vonë. Në Gjermani, një grua e moshuar vdiq si pasojë e rrëzimit të një dege, ndërsa vajza e saj u lëndua rëndë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit