Një 51-vjeçar është shpallur në kërkim në Librazhd, pasi në banesë iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri, krehër dhe municion luftarak.
51-vjeçarit në fjalë të quajtur Astrit Disha, banues në fshatin Dranovice, policia i gjeti saktësisht, 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri tip “Belçik”, krehër dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.