Forcat Operacionale kanë arrestuar ditën e sotme Elmir Tufën, i cili akuzohet se ishte një nga personat që ekzekutoi Shkëlzen Kastratin në Fier në datë 1 shkurtit të dy viteve më parë.
Ai ishte në kërkim në atë kohë edhe për një grabitje në Vlorë bashkë me dy persona të tjerë. Tufa pas vrasjes arriti që të fliste nga arratia për mediat duke mohuar akuzat.
Por prokuroria pretendon se Tufa ka qenë pjesë e skuadrës së vrasjes së Kastratit. Në këtë atentat sipas drejtësisë mori pjesë përveç Tufës edhe Albert Zaja me dy persona të tjerë si vrasës me pagesë.