-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apeli lë në burg ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri

Kryesoret

Është lënë në burg nga Apeli i GJKKO, Oltion Bistri, ish-shefi i Operacionales, që u arrestua me urdhër të SPAK. Kështu, Bistri u la në masën e sigurisë “arrest me burg”.

Bistri u arrestua nga SPAK, nën dyshimet për shpërdorim detyre dhe nxjerrje të sekretit hetimor. Bistrit, i vënë në pranga në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, gjithashtu iu sekuestruan edhe 1 milion euro pasuri.

‘Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 05.04.2024, ora 10:30, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 15 akti, datë 28.03.2024 regjistrimi, lidhur me rishqyrtimin e ankimit të personit nën hetim O.B., ndaj vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në lëndë të masave të sigurimit personal), dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 94, datë 23.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përkundrejt të hetuarit ankues O.B.’ thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit