-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti i KLSH-së: “Check-up”-i nuk ka efekt! Për 20 mijë analiza u morën Lekët pa u bërë

Kryesoret

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar një raport për vitin 2022 ku nxjerr në pah një tjetër skandal me kontrollin mjekësor bazë, periodik falas, ose të njohur ndryshe si koncesioni i “Check-up”-it. Auditi është bërë në Drejtorinë e Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, që është institucioni që lëvron lekët për kompaninë koncesionare.

KLSH thotë se kompania e koncesionit të “Check-up”-it ku opozita akuzon direkt Vilma Nushin, është paguar nga buxheti i shtetit për më shumë analiza sesa ka kryer. “5Pyetjet.al” publikon dokumente nga raporti i KLSH-së. Faturat, sipas raporti janë paguar në bazë të projeksionit dhe jo numrit faktik të kryer të analizave. Kjo do të se është faturuar shërbim i pakryer për 20,172 raste, me një kosto në shumën 37,198 mijë lekë me TVSH, që koncesionari i ka futur në xhep.

Gjetje nga auditimi: Sipas të dhënave të vëna në dispozicion nga FSDKSH, në lidhje me financimin e Kontratës së Koncesionit të Kontrollit Mjekësor Bazë (KMB/Check-up) me nr. 3082/20 prot., datë 07.01.2015, të lidhur midis MSHMS dhe Shoqërisë Koncesionare “3P.” SHPK, ka rezultuar se, janë kryer pagesa në shumën 876,082 mijë lekë për 454,828 kontrolle të kryera, nga 876,090 mijë lekë për 475,000 kontrolle të planifikuara referuar projeksionit.

Vlera e shërbimit për 454,828 rastet e KMB të kryera gjatë vitit 2022, rezulton në shumën 838,885 mijë lekë me TVSH. Edhe në vitin 2022, si në vitet e mëparshme, që prej fillimit të zbatimit të kësaj kontrate, janë likuiduar fatura referuar numrit të projektuar të KMB sipas kontratës dhe jo sipas numrit faktik të kryer, për rrjedhojë është faturuar shërbim i pakryer për 20,172 raste, me një kosto në shumën 37,198 mijë lekë me TVSH” thotë raporti.

Qeveria kur miratoi koncesionin argumentoi se analizat do të kapnin sëmundjet në fazë të hershme për të parandaluar agravimet, por sipas KLSH kjo nuk ka rezultuar e efektshme.

Nga analizimi i disa treguesve ka rezultuar se, pavarësisht shtimit të numrit të KMB në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021, sëmundjet kronike janë shtuar me 8,603 raste, vlera e rimbursimit të barnave për shkak të rritjes së sëmundshmërisë dhe kompleksitetit të tyre me 1,184,831 mijë lekë më shumë; rritja e numrit të shtrimeve në spitale me 18,979 raste më shumë, rritja e vizitave ambulatore në Spitalet Universitare dhe Bashkiake me 123,354 raste më shumë etj., tregojnë se efektet e masës profilaktike “Kontrolli Mjekësor Bazë”, nuk janë reflektuar në rezultat konkrete, në uljen e sëmundshmërisë së popullatës, duke cenuar efektshmërinë e përdorimit të këtyre fondeve” thuhet në raportin që “5Pyetjet.al” e disponon dhe që po e publikon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Leave a Reply

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit